Luftëtari bën surprizën në Laç

17/09/2017 00:00

Laçi bëri surprizën javën e kaluar, duke mposhtur Partizanin në “Selman Stërmasi”, por sot u befasua nga Luftëtari.

Vendasit dominuan takinin, gjatë gjithë 90 minutave, por askush nuk arriti të shtyjë topin në rrjetë, ndërsa Luftëtari i besoi formës së mirë të individëve si Bregu dhe Abazaj.

Gjirokastritët përballuan më së miri presionin e vendasve dhe arritën të shënojnë një gol me anë të Abazajt, duke u larguar me tre pikë nga transferta e vështirë e Laçit.

“Krijuam shumë raste, por nuk ia dolëm të shënojmë. Sot, disa nga lojtarët më me eksperiencë, nuk ishin në formën e duhur dhe në momentin e golit, skuadra u shthur. Gjithsesi, ky është futbolli dhe ashtu siç fituam në Tiranë, humbëm sot në shtëpinë tonë. Tani duhet të shikojmë përpara”, u shpreh Stavri Nica, trajner i Laçit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta