Lewandowski mund të lërë Bayernin. Man City e vëzhgon

17/09/2017 00:00

Duket se aventurës së Robert Lewandowskit me Bayern Munchen po i vjen fundi.

Sulmuesi polak po përflitet për një largim të mundshëm në merkaton e janarit, për shkak të tensioneve të fundit mes tij dhe drejtuesve të klubit bavarez, gjë që ka tërhequr vëmendjen e klubeve europiane, mes të cilëve edhe Manchester City.

Për momentin, zgjedhja e parë e sulmuesit polak, në rast largimi nga kampionët e Gjermanisë, është pikërisht Reali i Madridit, por klubi “merengues” nuk duket shumë i interesuar për një lëvizje të tillë, gjë që i lë hapur dyert e Manchester City.

Nëse kalimi në “Etihad” realizohet, Lewandowski do të ketë mundësi të punojë sërish me Pep Guardiolën, me të cilin mund t’i jepet mundësia të rregullojë raportet.

Top Channel