Dybala shënon 3 herë, Juve mposht Sassuolon
17/09/2017 00:00
Pas humbjes në Champions ndaj Barcelonës, Juventusi ringrihet në kampionat.
Bardhezinjtë fituan 1-3 në transfertë ndaj Sassuolos, falë 3 golave të argjentinasit Paulo Dybala.
Në ndeshjen e tij të 100 me Juventusin, sulmuesi shënoi në minutën e 16, 49 dhe 63.
Ndërkohë, goli i vetëm për Sassuolon u shënua nga Politano, në minutën e 51.
Me këtë fitore, Juventusi bashkohet me Interin në krye të klasifikimit të Serisë A, me 12 pikë.
Top Channel