
Philippe Coutinho thyen më në fund heshtjen, përsa i përket çështjes së transferimit të munguar të tij te Barcelona. Në një intervistë për “ESPN Brazil”, Coutinho pranoi se e dëshironte kalimin te katalanasit.
“Ajo çfarë ndodhi ishte se mora një ofertë pune dhe në jetë ndonjëherë të intereson, e ndonjëherë jo”, tha Coutinho në përfundim të ndeshjes mes Liverpool dhe Burnley.
“E gjithë bota e di që mua më interesoi ajo ofertë, po ashtu edhe familjes sime. Siç e kam thënë edhe më parë, për mua ishte një nder që mora ofertë nga një klub si madh si Barcelona, por në të njëjtën kohë është një nder që të jem edhe këtu. Liverpool është një klub me emër në të gjithë botën, jam pjesë e tij dhe do të jap më të mirën time si gjithmonë”, tha Coutinho.
Coutinho, që në javën e dytë të muajit gusht kërkoi transferimin e tij të nënkampionët e Spanjës, pranoi se kaloi javë të vështira gjatë merkatos së verës, por që tani e kaloi. Braziliani shtoi se tani synon të bëjë një sezon pozitiv dhe të mendojë për Liverpoolin, por edhe përfaqësuesen e Brazilit.
Top Channel