Basha: Rama mashtroi banorët e Shkozës
17/09/2017 12:00
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se “nxjerrja në rrugë e 150 familjeve në Shkozë, me një të rënë të lapsit, i kalon kufinjtë e mashtrimit dhe është një krim i vërtetë”.
“Në fushatë ishte Edi Rama që përmes mashës së tij në Bashki u premtoi shpronësim sipas tregut. Pasi u mori votën, u thotë do u japë bonus strehimi. Por, përtej mashtrimit tipik të Edi Ramës, kemi të bëjmë me një krim, se krim është të përmbysësh jetën e 150 familjeve, burrave e grave, fëmijëve e të miturve, të moshuarve”, u shpreh Basha.
“Ka vetëm një mënyrë për të zbutur këtë dramë, shpronësim sipas vlerës së tregut. Ne do ta kërkojmë me ngulm këtë”, shtoi kreu i PD-së.
Top Channel