Honda lë McLaren, bashkohet me Toro Rosso
16/09/2017 00:00
Honda zyrtarizoi këtë javë divorcin me McLaren, por jo me F1. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm kompania e njohur e prodhimit të motorëve do të bashkëpunojë me Toro Roso, skuadrën satelit të Red Bull.
Shefi i skuadrës Honda, Katsuhide Moriyama u shpreh shumë optimist me bashkëpunimin e ri që do të nisë sezionin e ardhshëm:
“Për Honda-n Formula 1 ka nisur me ëndrrën e themeluesit tonë, Soichiro Honda. Ne kemi një histori 50 vjeçare në F1 dhe natyrshëm që prezanca në F1 është shumë e rëndësishme për këtë kompani”.
“Shpirti ynë, shpirti i Honda-s ëstë që të bëjë një rikthim të fuqishëm sezonin e ardhshëm dhe synimi është që ne të konkurojmë mes 3 skuadrave kryesore”, u shpreh Katsuhide Moriyama.
Top Channel