
Pas katër javëve të para në Serie A, Interi e sheh veten në krye të klasifikimit me pikë të plota.
Skuadra e Luciano Spalletti ka arritur të sigurojë edhe fitoren e katërt, këtë herë me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Crotones.
Një fitore e pastër, por që erdhi shumë vonë për ziklatrit, të cilët deri në minutën e 82 vuajtën për të gjetur golin e avantazhit.
Mbrojtësi Milan Skriniar ishte lojtari që zhbllokoi rezultatin vetëm 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, teksa dërgoi në rrjetë topin pas një rrëmuje brenda në zonë.
Arbitri akordoi më pas edhe 7 minuta shtesë dhe në të tretën kroati Perisic vulosi fitoren e Interit, duke e dërguar topin për herë të dytë në portën e vendasve.
Në formacion për Crotone-n në këtë ndeshje ishte edhe Arlind Ajeti, i cili u largua nga fusha e lojës në minutën e 66 i dëmtuar.
Top Channel