
Një fundjavë e gjitha në malore për Ferrarin, përpara Çmimit të Madh të Singaporit.
“Ishte një ditë e luhatshme dhe sigurisht aspak ideale”, është shprehur Sebastian Vettel pas performancave jobindëse të sesioneve të provave të lira. “Na mungoi balanca e duhur dhe për pasojë na mungoi edhe besimi. Sigurisht që nuk mund të jem i kënaqur me atë që kemi dhënë”.
I të njëjtit mendim është edhe finlandezi Kimi Raikkonen. “Nuk ishte aspak një ditë e mirë, prisja një nisje më të favorshme për ne”.
Gjermani 4 herë kampion bote, Vettel ka shtuar më tej se, pavarësisht se provuan disa gjëra, “nuk jam i sigurtë që kemi provuar ato idealet. Është e qartë që asnjëri prej nesh nuk mund të ndihet i kënaqur, kemi shumë për të përmirësuar për të arritur te xhiroja më e shpejtë”.
Për Raikkonenin, situata është edhe më komplekse, duke parë që ka qenë në vështirësi për të çuar në temperaturën e duhur gomat e përparme.
“Nuk është thjesht një çështje gomash, ka shumë gjëra të vogla që nuk kanë funksionuar. Duhet të punojmë shumë, por e nesërmja pritet të jetë një ditë tjetër”, tha finlandezi.
Top Channel