Sezoni i shirave, UKT nis pastrimin e kanalizimeve nga mbeturinat

15/09/2017 00:00

Sezoni i vjeshtës vjen bashkë me shirat dhe rrezikun e përmbytjeve dhe për këtë UKT ka marrë masa për përballimin.

UKT krahas pastrimit periodik, ka nisur një aksion të gjerë në gjithë Tiranën për të zhbllokimin e pusetave dhe kanalizimeve të ujërave të zeza si dhe për të hequr mbetjet që përbëjnë një rrezik për bllokimin e tyre.

Nëj ditë më parë operacioni i pastrimit të mbetjeve nga kanalizimet ka nisur në rrugën “Robert Shvarc” në Njësinë 5, jo shumë larg qendrës së Tiranës, ku puseta dhe kanalizimet janë mbuluar nga mbetje pa fund të hedhura nga banorët e zonës.

Top Channel