McLaren “divorcohet” nga Honda, bashkohet me Renault

15/09/2017 00:00

McLaren ka vendosur të largojë makthin, që në 24 muajt e fundit mbante emrin Honda. Skuadra britanike e F1 ka vendosur që të shkëpusë bashkëpunimin e furnizimit më motorë nga kompania e njohur japoneze dhe të nisë një bashëpunim e Renault.

Lajmi u zyrtarizua nga skuadra McLaren në prag të garës së Singaporit, që zhvillohër këtë fundjavë. Drejtori ekzekutiv i McLaren Zach Brawn u shpeh se “asnjëherë nuk ka patur dyshime për angazhimin dhe energjinë në misionin e suksesit në F1, por partneriteti ynë nuk arriti të siguronte suksesin që do të kishim dëshiruar”.

McLaren sezonin e ardhshëm do të furnizohet me motorët Renault dhe kontrata e firmosur në fillim të kësaj jave do të jetë e vefshme për 3 sezone.

Ribashkimi i McLaren me Hondën u bë në vitin 2014, pas një historie suksesi me 5 tituj kampioinë nga viti 1987 deri 1991, me legjendat e automobilizimit Senna e Prost. Honda provoi rikthimin mes viteve 2006-2008, por pa patur sukses.

Top Channel