F1 në Singapor nis me shenjën e Red Bull, ndjek Ferrari

15/09/2017 00:00

Çmimi i Madh i Singaporit ka nisur nën shenjën e Red Bull. Piloti australian Daniel Ricciardo vendosi kohën më të shpejtë në sesionin e parë të provave të lira, duke e ndalur kronometrin në kohën 1.42.489.

Pas tij me vetëm 0.109 më ngadalë ishte ferraristi Sebastian Vettel, që arriti të mbante pas me 12 të mijtat më shpejt se Max Verstappen. Pilotët e Mercedes, Hamilton dhe Bottas vendosën  përkatësisht kohën e katërt dhe të pestë.

NdërkohëRakkonen me Fertrarin tjetër nuk shkoi më larg se vendi i 7-të. Në cirkuitin e Marina Bay, pilotët garuan me gomat ultra soft.

Top Channel