Punë pa Teka/ “S’na merr nusja pa zanat”, gjimnazistët hidraulikë: Më mirë të lodhen duart se mendja Deri më tani 16.744 maturantë janë regjistruar për të ndjekur studimet në universitetet shtetërore dhe ato private. Kur kanë mbetur edhe disa javë nga mbyllja e procesit, drejtuesit e Qendrës së Shërbimeve Arsimore thonë se ende gjysma e kuotave janë bosh.
“Kemi rreth 15.839 kuota të lira, nga të cilat 8.831 në publik dhe 7.458 në privat. Në raundin e dytë kandidatët, kur shohin që në shtet kanë mbetur më pak kuota, atëherë fillojnë të bëjnë përzgjedhjen në sistemin privat”, tha Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, MAS.
Fakulteti i Mjekësisë mbetet edhe këtë vit më i kërkuari, madje në një prej degëve të tij, regjistrimet janë mbyllur që me përfundimin e raundit të parë.
“Në total u kanë mbetur 99 kuota bosh. Dega Farmaci ka vetëm 3; Shëndeti Publik ka 13 kuota të mbetura bosh; Stomatologjia ka 5; Infermieria e Përgjithshme ka 11; dega Mami ka 1; më pas Teknik Laboratori me 24; Fizioterapia me 14; Logopedia ka 12 dhe Teknik Imazherie ka 16”, saktësoi më tej Vrapi.
Sipas Vrapit, deri tani nuk ka programe studimi me 0 të regjistruar, por me një numër të vogël kandidatësh që rrezikon të mbyllë degë të caktuara.
“Nga data 15 deri më 22 shtator bëhet aplikimi për raundin e dytë. Fituesit shpallen më 30 shtator. Ndërsa nga 1 deri më 14 tetor fillojnë regjistrimet përfundimtare”, deklaroi Rezana Vrapi.
Por ata maturantë që nuk kanë plotësuar formularin A1 apo A1Z nuk kanë të drejtë të aplikojnë në raundin e dytë, duke humbur kështu të drejtën e studimit për këtë vit akademik.
Top Channel