Ulëza pa ujë. Tubacionet dëmtohen sërish pas rindërtmit

14/09/2017 00:00

Prej një jave banorët e njësisë administrative të Ulëzës, në Mat, nuk kanë ujë të pijshëm për shkak të dëmtimit të tubacionit kryesor që furnizon qytezën.

“Tubat që i kanë vënë nuk janë të mirë. Administratori nuk vjen t’i shikojë fare punimet”, thotë një banor.

Sipas administratores së Ulëzës, Gjelina Kalthi, baza materiale e ndërtimit të këtij tubacioni nuk ka qenë cilësore. “Nuk mbajtën fashetat. E bënë riparimin për herë të dytë, prap nuk mbajtën dhe sot kanë ardhur specialistët për të bërë përsëri riparimin”, thotë Kalthi.

Zyrtarë te Bashkisë së Matit kanë kontaktuar me firmën që ka realizuar punimet e ujësjellësit, e cila ka ofruar ndihmë për riparim, por sipas administratores nuk është hera e parë që ndodhin defekte të tilla në tubacionet që furnizojnë qytetin.

Top Channel