Kukës, kosovarët rindërtojnë çerdhen

14/09/2017 00:00

Një çerdhe në Kukës po rikonstruktohet me ndihmën e disa bizneseve nga Kosova.

Kontributi i tyre vjen në formë falenderimi për mikpritjen kuksiane gjatë eksodit të vitit 1999.

Biznesmeni Ahmet Kuçi shprehet: “Kukësi na ka hapur dyert gjatë luftës dhe në shenjë falenderimi për ndihmën që na kanë dhënë”.

Biznesmenët dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi vizituan çerdhen e lagjes nr. 3 për të parë nga afër punimet.
 
“Falenderoj biznesmenët nga Kosova dhe mendoj që do të bëhet një punë shumë e mirë”, tha Minxhozi.

Punimet pritet të përfundojnë brenda muajit shtator të këtij viti, ndërkohë që baza materiale, por edhe fuqia punëtore, kanë ardhur të gjitha nga Kosova.

Top Channel