Turisti polak rrezikon mbytjen, del në breg pas dy orësh

12/09/2017 00:00

Një turist polak ka rrezikuar mbytjen teksa ishte duke pushuar në zonën e Dhërmiut në Vlorë.

Turisti mbeti i bllokuar prej dy orësh mes dallgëve të forta të detit dhe ka mundur të dalë në breg vetëm me ndihmën e tre miqve të tij.

Sipas turistit, policia ishte njoftuar gjatë kësaj kohe, por nuk i kishte mbërritur ndihma e parë.

Top Channel