Fillojnë përgatitjet për Maratonën e Tiranës

12/09/2017 00:00

Çdo të martë dhe të premte të gjithë të apasionuarit pas vrapimit do të kenë mundësi të nisin trajnimin për maratonën e Tiranës në pistën e re të vrapimit në kodrat e Liqenit Artificial, kur kanë mbetur vetëm 40 ditë nga Maratona e Tiranës.

Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur menjëherë punën për riparimin e pistës së vrapimit e cila do të ndihmojë jo vetëm ata që do të bëhen pjesë e Maratonës, por njëkohësisht edhe mijëra qytetarëve të cilët preferojnë vrapin në natyrë për një jetë më të shëndetshme.

“Kolegët tanë riparuan pistën e vrapit te liqeni. Tag shokun/shoqen dhe nis stërvitjen për Maratonën e Tiranës çdo të martë dhe të premte më një trajner profesionist. Forca”, shkruan Veliaj në Facebook teksa ka postuar disa foto nga puna intensive për riparimin e pistës së vrapimit.

 Bashkia e Tiranës në bashkëpunim dhe me Federatën Shqiptare të Atletikës kanë hapur regjistrimet për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë që të bëhen pjesë e kësaj gare që do të zhvillohet më 15 tetor.

Maratona e Tiranës ka certifikuar itinerarin e saj të ri nga Association of International Marathon and Distance Race dhe është bërë pjesë e shtëpisë botërore të atletikës International Association of Athletics Federations.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA