Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira pune në institucionet publike Çdo të martë dhe të premte të gjithë të apasionuarit pas vrapimit do të kenë mundësi të nisin trajnimin për maratonën e Tiranës në pistën e re të vrapimit në kodrat e Liqenit Artificial, kur kanë mbetur vetëm 40 ditë nga Maratona e Tiranës.
Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur menjëherë punën për riparimin e pistës së vrapimit e cila do të ndihmojë jo vetëm ata që do të bëhen pjesë e Maratonës, por njëkohësisht edhe mijëra qytetarëve të cilët preferojnë vrapin në natyrë për një jetë më të shëndetshme.
“Kolegët tanë riparuan pistën e vrapit te liqeni. Tag shokun/shoqen dhe nis stërvitjen për Maratonën e Tiranës çdo të martë dhe të premte më një trajner profesionist. Forca”, shkruan Veliaj në Facebook teksa ka postuar disa foto nga puna intensive për riparimin e pistës së vrapimit.
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim dhe me Federatën Shqiptare të Atletikës kanë hapur regjistrimet për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë që të bëhen pjesë e kësaj gare që do të zhvillohet më 15 tetor.
Maratona e Tiranës ka certifikuar itinerarin e saj të ri nga Association of International Marathon and Distance Race dhe është bërë pjesë e shtëpisë botërore të atletikës International Association of Athletics Federations.
Top Channel