Prishja e objekteve në Vlorë, pronarët i bëjnë rezistencë policisë

11/09/2017 00:00

Prishja e gjashtë objekteve në Vlorë, përgjatë Lungomares, ka sjellë përplasje mes pronarëve dhe policisë dhe IKNT-së.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin e pezulluar pak ditë më parë për  prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë.

Por inspektorët hasën sërish në kundërshtimin e banorëve për prishjen e 6 objektve të banimit me 1 dhe 2 kate, për të cilat ekziston një vendim shpronësimi.

Ata u kishin lënë afat banorëve dy ditë për të boshatisur banesat. Të ndërtuara në vitet ‘40, këto shtëpi shënojnë edhe valën e fundit të shembjeve përgjatë shëtitores.

Top Channel