Humb jetën në maternitet 28-vjeçarja, sapo kishte lindur

11/09/2017 00:00

Një nënë 28-vjeçare ka humbur jetën  në maternitetin  e Vlorës gjatë lindjes së fëmijës .Ajo ishte paraqitur me dhimbjet e lindjes dhe është futur menjehere në sallën e operacionit.

Mjekët thonë se ajo pësoi atak kardiak gjatë lindjes dhe e patën të pamundur ta shpëtonin. Por familjaret i bëjnë ata me faj.

Rezultatet e autopsisë do të vërtetojë dhe shkakun e vdekjes së nënës, e cila nuk i mbijetoi dot lindjes së fëmijës së dytë të saj, një djali i cili është në gjendje të mirë shëndetsore.

Top Channel