Vlorë, përmbyset kamioni, lëndohet rëndë drejtuesi

07/09/2017 00:00

Një kamion është përmbysur paraditen e sotme në rrugën e fshatit Bolenë, në qarkun Vlorë.

Me të marrë informacionin, policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Mësohet se nga rrëzimi drejtuesi i kamionit, shtetasi Moisi Gjikondaj, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës.

Top Channel