Shkollat në Fier, mbingarkesë dhe mungesë nxënësish

07/09/2017 00:00

Viti i ri shkollor do të nisë me mbingarkesë për disa shkolla në Fier, por me më pak nxënës për disa institucione të tjera arsimore.

Në Fier ka shkolla 9-vjeçare në të cilat hapen 5 klasa të para, por të tjera ku me shumë vështirësi krijohet vetëm një klasë. Sipas drejtorit të DAR Fier, kjo ndodh për arsyen se këto shkolla ndodhen në qendër të qytetit, ku edhe popullsia është më e madhe.

Shkëlqim Allkaj, drejtor i DAR Fier, shpjegon: “Është një fenomen që haset çdo fillim viti shkollor. E kemi përfunduar në të gjitha shkollat e rrethit studimin e organikave mësimore dhe jemi në procedurat e zbatimit të udhëzimeve të ministrit për të gjitha lëvizjet paralele të detyrueshme dhe marrjet e emërimeve nga portali. I kemi udhëzuar drejtorët që të jenë striktë në këtë pikë, të mos tolerojnë dhe të mos marrin mbi kapacitetet që ka shkolla e tyre”.

Për vititn e ri akademik në Fier do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës 1900 fëmijë, ndërsa në të gjithë sistemin parauniversitar janë rreth 20 mijë nxënës.

Top Channel