Polakët duan Durrësin; në plazhe edhe sllovakët e çekët

07/09/2017 00:00

Polakët, çekët, sllovakët e bjellorusët populluan këtë vit në masë plazhet dhe hotelet e Durrësit e më gjerë.

Një nga hotelet e zonës së Golemit ka pritur në një muaj deri në 700 shtetas nga vendet e Europës Lindore. Ata kanë sfiduar çdo paralajmërim të dhënë nga vendet e tyre dhe kanë preferuar të pushojnë lirë në plazhet shqiptare.

Çmimi është avantazhi kryesor që tërheq këta pushues në Shqipëri. Edhe këtë të enjte në plazhet e Durrësit më të shumtët që pushonin pranë komplekseve ishin shtetas të huaj.

Nga mesi i muajt maj deri në mesin e muajit shtator, një agjenci e vetme turistike kishte kontraktuar sjelljen në Shqipëri të 1500 shtetasve polakë çdo javë.

Ata sistemohen në hotelet të cilat administrohen në bashkëpunim mes pronarëve shqiptarë dhe operatorëve turistike të huaj.

Për shkak të numrit të madh të shtetasve nga këto vende, edhe tabelat udhëzuese në këtë zonë janë edhe në polonisht apo çekisht.

Top Channel