Tiranë, protestë kundër dhunës ndaj grave

06/09/2017 00:00

Një protestë për të ndalur dhunën ndaj gruas zhvilluan pasditen e së mërkurës edhe shoqatat joqeveritare në vend.

Të mbledhur në sheshin Skëndërbej, politikanë, artistë dhe përfaqësues të shoqërise civile kërkuan t’i jepet fund vrasjes së grave.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi tha se reforma në drejtësi krijoi mekanizma mbrojtës për të dënuar ashpër dhunën në familje, por shtoi se, e ka vetë shoqëria në dorë për t’i bërë këto mekanzima funksionnalë.

Një mesazh shoqërisë i dërgoi edhe aktorja Ema Andrea.

Top Channel