Disa segmente me një drejtim lëvizjeje në rrugën Burrel-Klos po i shqetësojnë banorët e zonës.

Drejtuesit e automjeteve që e përshkojnë këtë rrugë me familjet e tyre, thonë se po u rrezikohet jeta. Aty ku duhet të kishte ura me parmakë apo mbrojtëse anësore rrugësh, nuk ka asgjë.

Në fshatrat Mallunxë dhe Zall-Shoshaj prindërit thonë se rruga rrezikon më shumë fëmijët që shkojnë në shkollë.

Në dimër, rreziku është më i madh. Kur rriten prurjet e  përroit, uji vjen deri në nivelin e rrugës. Për shkak të mungesës së mbrojtëseve anësore, gjatë kalimit janë rrëzuar në përrua edhe kafshë pune, çka u ka sjellë edhe dëme ekonomike banorëve.

Top Channel