![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T234339.544-800x450.jpg)
Dy ditë pas zgjedhjes si zv/kryetar i Akademisë së Shkencave, akademik Muzafer Korkuti ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Kryesisë së Akademisë së Shkencave, nënkryetari, i cili më herët mbante edhe postin e kreut të këtij institucioni, shkruan se janë arsyet personale ato që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi, duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga ky post.
I kontaktuar me telefon nga Top Channel, Korkuti i qëndroi variantit zyrtar, duke përsëritur se dorëheqja e tij lidhet me arsye personale.
Ndërsa në Akademinë e Shkencave është njoftuar se të hënën e 11 shtatorit do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme për ngritjen e Komisionit të Akademikëve për diskutimin e të gjitha çështjeve të reformës institucionale në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, me mandat të plotë përfaqësimi dhe negociimi nga Asambleja e Akademikëve.
Top Channel