Spanja, goleadë Lihtenshtejnit. Immobile shpëton Italinë me Izraelin

05/09/2017 00:00

Edhe pse luante në transfertë, Spanja i ka shënuar 8 gola Lihtenshtejnit, duke mos treguar mëshirë ndaj skuadrës që gjendet në vendin e fundit në grup.

Katër gola në secilën pjesë e shndërruan transfertën e spanjollëve në Lihtenshtejn në një goleadë dhe tre pikë mjaft të lehtë, të cilët bëjnë që skuadra e Lopeteguit të konsolidojë pozitat në krye të grupit me 22 pikë dhe një golavarazh 32 me 3.

Ndërkohë, për Kombëtaren e Italisë rezultoi një sfidë më e vështirë sa ishte parashikuar ndaj Izraelit. Një gol i Immobile 10 minuta nga nisja e pjesë ka shpëtuar skuadrën e Venturës, e cila është vënë në presion të madh pas humbjes së thellë 3-0 pak ditë më parë në Spanjë.

Top Channel