Daljet e bizneseve, aksion i Bashkisë së Tiranës

05/09/2017 00:00

Për t’i dhënë fund kaosit që krijon trafiku në akset kryesore të Tiranës, prej disa javësh bashkia po mbyll me kangjella hyrjet dhe daljet e paligjshme të bizneseve, pasi sipas tyre janë burim aksidentesh si për automjetet edhe për këmbësorët.

“Pas verifikemeve shumica e bizneseve nuk kanë autorizim as leje për të përdorur hapësirat publike majtas dhe djathtas rrugës. janë lënë hapur ato biznese ku ka shërbime si: shkolla, spitale”, thotë Elton Kacidhja, drejtor i Ndërmarrjes nr.2.

Megjithë pakënaqësitë e bizneseve, drejtori i Ndërmarrjes numër 2 në Bashkinë e Tiranës shpjegon:

“Kjo nismë është në përputhje me Kodin Rrugor. Këto masa do merren dhe në 22 rrugë të tjera kryesore”, paralajmëron ai.

Por, Bashkia e Tiranës ka një zgjidhje për ato biznese që duan të operojnë në mënyrë të ligjshme.

“Të bëjnë kërkesë në Bashkinë e Tiranës, Drejtoria e Transportit bën më pas monitorimin dhe vendoset nëse do jepet ose jo leja”, deklaron ai.

Top Channel