Ultimatumi i Ramës: Akademia e Shkencave të reformohet!
04/09/2017 09:35
Në ditën që Akademia e Shkencave po zhvillon zgjedhjet, kryeministri Edi Rama i dërgon një mesazh të ashpër këtij institucioni.
“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
E themeluar më 1972, Akademia e Shkencave është institucioni më i madh shkencor në Shqipëri. Me 26 anëtarë, akademikë; 13 anëtarë, akademikë të asociuar dhe 26 anëtarë nderi, akademia ka dy seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike dhe atë të Shkencave Natyrore dhe Teknike.
Top Channel