Përvjetori i shenjtores, Veliaj nderon me medalje fondacionet bamirëse

04/09/2017 00:00

Në ditën e përvjetorit të përvjetorit të shenjtërimit të humanistes shqiptare Bashkia e Tiranës nderoi me medalje të veçantë dy fondacione bamirësie.

Medalja “Nënë Tereza” iu dha Fondacionin Alternativa e së Ardhmes , e cila ndihmon fëmijët jetimë dhe Komunitetin Papa Giovani 23 që ka në fokus individët ne situatë rruge. Erion Veliaj vlerësoi kontributin e 2 organizatave bamirëse, duke apeluar edhe qyetarët të kontribuojnë për njerëzit në nevojë.  

“Jam posaçërisht i lumtur sot që, ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, nderojmë me medaljen e saj dy vëllezër, dy bashkëpunëtorë, dy komunitete vullnetarësh, bamirësish dhe njerëzish që me skuadrat e tyre bëjnë punë fantastike. Janë dy organizata me bazë besimi, njëra me besimin mysliman dhe tjetra me besimin e krishterë, por secila prej organizatave ka gjetur një shteg për të zgjidhur një problem. Thirrja që kam për të gjithë bashkëqytetarët tanë është: përpara se të harxhojmë kohën duke kontribuar në ambientin toksik me helm virtual nëpër rrjete, duke u munduar të vëmë gishtin kush e lagu dhe kush nuk e lagu, le të bëjmë atë që bëjnë organizatat si Papa Xhovani edhe ALSAR, pra të gjejmë një mundësi për të ndihmuar. E gjithë kjo energji nëse transformohet në ndihmë ndaj njerëzve në nevojë, nëse transformohet në bashkëpunim, në mirësi e bamirësi, është ndoshta mënyra më e mirë për të kapitalizuar energjinë dhe vitalitetin e popullit tonë”, tha Veliaj.

Në këtë ditë të vecantë, kryebashkiaku vlerësoi mesazhin e bashkimit që përcjell heroi kombëtar Gjergj kastriot Skënderbeu.

“Duke qenë bashkë, si sot, japim mesazhin e duhur. Të gjithë u ndjemë krenare kur para pak muajsh në Paris, krerët e besimeve të Shqipërisë parakaluan dhe u duartrokitën nga gjithë civilizimi perëndimor për atë harmoni. Harmonia fetare nuk është diçka që e marrim të mirëqenë, është diçka që duhet ta kurojmë përditë”

Top Channel