Integrimi, PD: Më në fund e vërteta për kanabisin

04/09/2017 00:00

Partia Demokratike ka përshëndetur deklaratën e ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, se çelja e negociatave të anëtarësimit ka si kusht edhe luftën kundër kanabisit.

“Më në fund, ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e kanë thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Për PD, kjo do të thotë se ecuria e integrimit europian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama.

“Fatkeqësisht, me emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendëshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin. Në këto kushte ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit”, vijon deklarata për shtyp e selisë blu.

Top Channel