
Për herë të parë pas zgjedhjeve të qershorit dhe mos kandidimit të saj, Majlinda Bregu flet hapur për betejën e saj dhe cmimin që ju desh të paguante, për të thënë ato që ajo i cilëson disa të vërteta.
“Në opozitë, mu desh që të bëja një tjetër betejë: me veten për të mos u llapacitur as me besim të verbër që e mira dhe e keqja në shqipëri ndahen sipas kahëve politikë as me naivitetin se kjo do të kalonte pa bezdinë e përplasjeve apo orgjinë e shfrenuar të sulmeve nga ata që janë kontributorë të përhershëm në shkretimin e besimit tek politika. Unë pagova cmimin e respektit ndaj vehtes, pse thashë ca të vërteta të cilat fatkeqësisht vazhdojën të jenë të vërteta. Ka njerëz që e kalojnë gjithë jetën duke luajtur symbyllurazi me shpirtin e tyre dhe përdorin gjithë marifetet e mundshme për të mashtruar vehten në këtë lojë ku janë përfshirë. As realiteti dhe as e vërteta nuk depërton dot Brenda ttyre por pluskon duke ja ankoruar mendjen në hicgjë. Janë njerëz që janë mësuarv që vehten ta kërkojnë ndër të tjerë. Fatkeqësisht këta janë e keqja që nuk munden dot kollaj, janë banaliteti dhe rreziku më i madh i politikës shqiptare sot. Në këtë betejë mes vehtes, me instikte dhe pikëpamje ndryshe nga ca të tjerë, dështova. E them këtë e qetë sepse nuk e kam luksin të mendoj se kur nuk fiton një betejë, qoftë ajo për ta bërë edhe më të mirë shtëpinë tënde politike, quhet fitore. Por unë nuk di të ketë standart tjetër për të vënë në provë dinjitetin përvecse të jesh vetja dhe i vërtetë”, tha Bregu.
Bregu kishte një përgjigje edhe për ata që nxituan ta përfshinë pak ditë më parë në qeverinë “Rama 2” si ministre e Integrimit, process që sot i është ngarkuar ministrit të jashtëm Bushati.
“Jam lodhur duke përgënjeshtruar gjithë këto vite. Mjafton të lexosh ndonjë torollak rrishtar që edhe pse ka blerë ndonjë mandate parlamentari, e nis punën si shërbëtor. Mua nuk më duhet që të jenë të gjithë të qetë, as të jem në parlament dhe as të jem në qeveri për të qënë shqiptare. Tashmë e kam detyrim të fatit dhe identitetit tim politik që kudo që të jem të përpiqem po njësoj për ta afruar datën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Mbase 1000 herë më shumë sesa ministrat aktualë, më takon si një nga ministër e qeverisë që ndezi dritën e kësaj rruge zhytur në terr deri sa e coi Shqipërinë pranë pikës më kyçe të këtij procesi, atë të marrjes së statusit të vendit kandidat, që vetëm si datë rastisi të jetë guri i parë kilometrik për qeverinë e re”, vijon Bregu.
Fjalimin e saj të fundit si drejtuese e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ish deputetja demokrate e mbyll duke cituar diplomatin dhe shkrimtarin Mit’hat Frashëri:
“Njerëzit e një kombi janë solidarë, e mira dhe lumturia jote janë edhe të miat, fatkeqësia jote është edhe për mua, nderi yt më nderon mua dhe turpi yt e nxin edhe faqen time”
Top Channel