
Si pasojë e motit të keq, me shira dhe erëra të forta që përfshiu vendin gjatë natës dhe orëve në vazhdim, në disa zona kryesisht rurale të Beratit, Gjirokastrës, Vlorës dhe fshatrat në rajonin Shkodër janë prekur më tepër nga defektet në rrjetin e energjisë elektrike.
CEZ njofton se duke ju referuar informacionit të orëve të para të mëngjesit janë riparuar defektet në rreth 75% te fiderave të stakuar.
Dëmet e shkaktuara në këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh në linja dhe dëmtime shkarkuesish.
Gjithashtu, një pjesë e fiderave u stakuan si masë sigurie nga operatorët e N/Stacioneve në rast për t’i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrjetin e TM.
Nga brigadat e terrenit të OSHEE-së në të gjithë vendin po punohet me intensitet të lartë riparimin e defekteve të mbetura.
Defektet janë shkaktuar në zona rurale, ku kryesisht kalon linja ajrore, gjë që sjell vonesa në riparimin e tyre për shkak të terrenit te vështirë në të cilin kalojnë linjat.
Top Channel