Shkodër, zjarri përfshin shkurret në Bushat; rrezikon banesat

01/09/2017 00:00

Një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kodrat e Zefjanës, në Bushat të Shkodrës.

Flakët kanë djegur pjesërisht edhe një banesë, por nuk kanë shkaktuar lëndime në njerëz. Në fillim janë dëgjuar edhe disa shpërthime të vogla që dyshohet të kenë qënë fishekë të mbetur prej vitesh nëpër shkurre.

Forca të shumta zjarrfikëse dhe të policisë kanë arritur të shmangin përparimin e flakëve drejt disa banesave. Inspektori i Pyjores në zonën e përfshirë nga zjarri ka deklaruar se, angazhimi për shuarjen e tij është maksimal.

“Situata është e rëndë. Ka rreth 1 kilometër që është djegur në gjithë malin. Kemi zjarrfikëset e Ministrisë së Brendshme dhe ato të repartit të Shkodrës dhe po mundohemi të shuajmë zjarrin, por zjarri po përhapet”, ka deklaruar Vehbi Shijaku.

Mësohet se për të mundësuar shuarjen e flakëve është kërkuar ndërhyrje nga ajri pasi era po favorizon përhapjen e tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta