Sarandë, mbesin në det 7 turistë

01/09/2017 00:00

Policia Kufitare u ka ardhur në ndihmë 7 pushuesve të cilët kanë mbetur në det kur po udhëtonin me një mjet lundrues nga Himara në Sarandë.

Mësohet se mjeti lundrues pësoi defekt teknik (fikje e motorrit) dhe 7 personat mbetën rreth 300 metra nga bregu i Bunecit.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit për ndihmë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në tokë të shtetasve: A.L., 26 vjeç, S.V., 45 vjeç, C.C., 49 vjeç, M.E., 30 vjeç, të katërt banues në Suedi, si edhe shtetasit L.K., 53 vjeç, banues në Itali, T.J., 48 vjeç, banues në Belgjikë sëbashku me shtetasin V.Q., 55 vjeç, banues në Shqipëri.

Policia Kufitare ka transportuar për në Sarandë turistët, të cilët nga ana e tyre kanë falënderuar Policinë Kufitare për ndihmën e dhënë. Shtetasit e lartëpërmendur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta