Ndotet bregu, hidhet solar në zonën e Triportit në Zvërnec
01/09/2017 00:00
Një sipërfaqe e konsiderueshme e bregut të detit në zonën e Triportit, në zonën e Zvërnecit, është ndotur nga mbetje solari.
Nuk dihet se nga kush ka ardhur kjo ndotje, që përsëritet herë pas herë.
Një vijë bregdetare prej 200 metra është totalisht e ndotur dhe pjesa e bregut të detit është me mbetje ende.
Dyshohet se ndotja ka ndodhur gjatë natës dhe një pjesë të solarit të hedhur aty, dallgët e kanë larguar.
Top Channel