Vendimi i parë, për Skënderbeun. Pas mbledhjes, Rama inspekton Lungomare-n

29/08/2017 00:00

Mbledhja informale e anëtarëve të rinj të kabinetit, me kryeministrin Rama, përfundoi pasditen e së martës.

Vetë kryeministri e konfirmoi në rrjetet sociale, duke shpallur gjithashtu edhe vendimin e parë që do të marrë qeveria Rama 2.

“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 si ‘VITI I SKENDERBEUT’”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Viti i ardhshëm përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar dhe pritet të mësohen gjatë shtatorit edhe detajet e organizimeve për nder të tij.

Pas përfundimit të mbledhjes në Llogara, kryeministri shkoi në Vlorë, ku inspektoi punimet e shëtitores në breg të detit.

Fillimisht Rama është ndalur në zonën e ujit të ftohtë, ku ende po punohet për përfundimin e rrugës. Më pas ka ecur në këmbë përgjatë gjithë shëtitores.

Në mbrëmje punimet e shëtitores u inspektuan dhe nga përfaqësues të Bashkimit Euriopian.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta