LSI, Vasili: Bashkimi i ministrive, injorancë

28/08/2017 00:00

Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka reaguar paraditen e së hënës me tone kritike ndaj qeverisë së njoftuar një ditë më parë nga kryeministri Rama.

Në profilin e tij në Facebook, Vasili i ka cilësuar si abusurde shkrirjet në një të disa dikastereve ministrore.

“Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë. Kryeministri shkollëpak çuditi dynjanë dje me injorancën e padëgjuar shtetërore të tij. Turizmin dhe mjedisin, oponentët e papajtueshëm të njëri-tjetrit, injoranca e frikshme e kryeministrit i vuri bashkë. Turizmin, nga mundësi madhore zhvillimi e ktheu në hiç”, është shprehur Vasili.

Sipas tij, turizmi i drogës është ai që ka rëndësi për kryeministrin dhe vetëm ai ka shënuar vërtet suksese. “Do të kemi qeverinë më të kriminalizuar, por edhe kryeinjoranten e Europës”, ka shtuar Vasili.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta