Sot, qeveria e re. PS bën bilancin e zgjedhjeve në Asamble

27/08/2017 00:00

Socialistët po mbajnë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të partisë që fitoi e vetme zgjedhjet.

Në këtë mbledhje, kryeministri Edi Rama ka premtuar që do të paraqesë qeverinë e re.

Mbledhja filloi me prezantimin e raporteve. Deputeti Taulant Balla tregoi mënyrën e ndarjes së drejtimit të komisioneve parlamentare: 5 për socialistët dhe 3 për opozitën.

Deputeti Arben Ahmetaj paraqiti raportin për thjeshtëzimin e procedurave burokratike në dhënien e lejeve dhe licensave, ndërsa deputeti Niko Peleshi tregoi se si socialistët kanë planifikuar që në qeverisjen e re të shkrijnë shumë agjensi dhe drejtori që mbivendosen në punën e tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta