Paltrow nën akuzë, këshilla shëndetësore të pabaza

26/08/2017 00:00

Stilin e shëndetshëm të jetesës e ka kthyer në një biznes, duke publikuar shumë libra për këtë temë, por tani Gwynet Paltrow akuzohet se po jep këshilla të pabaza shëndetësore.

Denoncimi vjen nga komisioni i kontrollit në favor të konsumatorit, TINA, sipas të cilit websajti i aktores ‘Goop’,  përmban pretendime mjekësore pa baza shkencore dhe për këtë i ka kërkuar shtetit të Kalifornisë ta bllokojë. 

TINA ka evidentuar në veçanti rreth 50 produkte, për të cilat aktorja thotë se mund të shërojnë shqetësime si depresioni, ankthi, pagjumësia apo shterpësia. 

“Problemi është se websajti nuk ka kompetencën apo prova të besueshme shkencore për të avancuar pretendime të tilla, siç kërkohet nga ligji”, thotë komsioni i kontrollit në një deklaratë zyrtare.

Fillimisht, ky i fundit ftoi ‘Goop’ të bëjë ndryshime në faqet e saj, por në mungesë të rezultateve, i paraqiti një ankesë task forcës kaliforniane për ushqimin, medikamentet dhe pajisjet mjekesore.

Një përfaqësues i ‘Goop’ tha se kompania është e gatshme të bashkëpunojë me komsionin e kontrollit, edhe pse thotë se pretendimet e ngritura kundër saj janë të pabaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA