Flakët pushtojnë 20 hektarë ullishte në Lushnjë

26/08/2017 00:00

Të paktën 20 hektarë ullishte, në kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjës, u vunë nën pushtimin e flakëve, mesditën e të shtunës.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa forcat zjarrfikëse hasën vështirësi për shkak të terrenit.

Në aksionin për shuarjen e flakëve, u angazhuan edhe banorët e zonës, të cilët u përpoqën të mbrojnë banesat e tyre.

Ende nuk ka një bilanc për dëmet, ndërsa zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë që frynte në drejtim të verilindjes.

Top Channel