Mbi 700 kg mish dhe peshk kontrabandë në Kakavijë, arrestohet një person, procedohet një tjetër Pavarësisht investimeve të shumta të Bashkisë së Tiranës gjatë kësaj periudhe, për kryebashkiakun Erion Veliaj investimi për rikontruksionin e bibliotekave të lagjeve është një nga më të dobishmit.
“Bashkia e Tiranës bën shumë investime të dobishme në infrastrukturë: rrugë, kanalizime, rrjet ujësjellësi, kënde lodrash për fëmijë, por unë besoj se investimi më i dobishëm është investimi në kulturë. Investimi që nisim sot në bibliotekën “Musine Kokalari” është një investim inteligjent sepse e kthejmë këtë hapësirë në një qendër komunitare, jo vetëm për nga numri i titujve të librave, por edhe kushtet infrastrukturore”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se brenda këtij viti, veç bibliotekës “Musine Kokalari” do të rinstruktohet dhe ajo e lagjes 9, ndërsa deri në fund të mandatit të gjitha bibliotekat e lagjeve.
Kryebashkiaku Veliaj theksoi se krahas rikonstruksionit të godinave të bibliotekave do të punohet paralelisht edhe për pasurimin e tyre me sa më shumë tituj librash. Për këtë, ai ftoi qytetarët dhe biznesin që të kontribuojnë.
Top Channel