Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së enjtes në qytetin e Vlorës, pranë Lungomares duke shkaktuar panik tek banorët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 kur një mjet në pronësi të një 56-vjeçari, duke qenë në lëvizje, ka marrë flakë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

Top Channel