“Epstein vepër e rusëve”/ Tabloidi “The Daily Mail”: Gjithçka e organizuar nga ish-shërbimi sekret Rreth 14 persona rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut që preku një luginë të thellë malore në Zvicër, pranë kufirit me Italinë. Policia njoftoi të enjten se grupet e shpëtimit po zhvillojnë kërkime prej orësh për gjetjen e tyre.
Mes personave të humbur janë gjermanë, austriakë e zviceranë. Rrëshqitja, ekuivalente me një tërmet me magnitudë të vogël, u regjistrua në video nga një banore në fshatin Soglio.
Autoritetet evakuuan rreth 100 persona nga fshati i afërt Bondo, e gjithashtu alpinistët që gjendeshin në kantonin lindor Grisons, pasi shkëmbinjtë dhe balta goditën zonën të mërkurën. Por policia nuk mundi të arrijë 8 vetë, 6 prej të cilëve janë shpallur të humbur nga familjarët, pavarësisht kërkimeve intensive, ku është përfshirë edhe një helikopter ushtarak me “sensorë” termalë, kamera me rreze infra të kuqe e qen nuhatës.
Gjatë një konference për shtyp të enjten, policia tha se një tjetër grup prej 6 personash rezultonte gjithashtu i humbur, edhe pse nuk është e qartë nëse këta individë gjendeshin në zonë kur ndodhi rrëshqitja e dheut. Personat e zhdukur mendohet të jenë alpinistë. Tragjedia ndodhi të mërkurën kur 4 milionë metër kub balte dhe gurësh ranë nga mali “Piz Cengalo”.
Top Channel