Marchisio shuan zërat: Ndonjëherë s’ka nevojë për fjalë

23/08/2017 00:00

Ka mjaftuar publikimi i një fotoje në rrjetin social “Instagram” nga ana e vet të përfshirit në thashethemet e merkatos verore, për të treguar se pozicioni i tij është i palëkundur, i qartë dhe që nuk lë vend për interpretime.

Pas fjalëve të Marottës, është vet Marchisio që largon zërat e merkatos për një transferim të mundshëm te Milani. Fotoja me fanellën e Juves dhe me dorën te stema e skuadrës, në zemër, flet mëse qartë: përjetësisht te Juve, padyshim!

Një veprim ky që tregon se mesfushori juventin mendon vetëm për bardhezinjtë, aspak për Milanin apo për Chelsean. “Princi” mban në zemër vetëm fanellën e “Zonjës së vjetër”, e për ta treguar këtë nuk lodhet të shkruajë gjatë.

“Princi nuk preket”, ishte shprehur Marotta pak ditë më parë, fjalë që gjejnë edhe konfirmimin e vet lojtarit.

Top Channel