
Pavarësisht humbjes me rezultatin 2-1 në Kopenhagen, Qarabag, ku luan edhe kapiteni i Shqipërisë, Ansi Angolli, do të vijojë ëndrrën e saj në fazën e Champions League falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë.
Qarabag, Liverpool, CSKA e Moskës, Sportingu i Lisbonsë dhe APOEL Nicosia janë 5 ekipet e radhës, të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në fazën e grupeve të Champions League.
Liverpool ka fituar 4-2 ndaj Hoffenheim dhe është kualifikuar për në grupet e Champions League me rezultatin e përgjithshëm 6-3. Emre Can ishte protagonisti i skuadrës së Jurgen Klopp, me dy gola të shënuar.
CSKA e Moskës gjithashtu shkon në grupet e Champions League, pasi mposhti 2-0 Yang Boys, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 6-3. Ndërkohë, Sportingu i Lisbonës ka shpartalluar Steaua-n në Bukuresht.
Ndërkohë që APOEL Nicosia eliminoi Slavia Pragën, falë fitores në shtëpi, pasi ndeshja e luajtur në Eden Arena përfundoi me rezultatin 0-0.
Top Channel