Milan, prezantohet Kalinic. Merr numrin 7

22/08/2017 00:00

Nikola Kalinic është sulmuesi i ri i Milanit deri në vitin 2021. Sulmuesi kroat do të jetë lojtari i 11 që do të veshë fanelën me numrin 7.

“Dua të përshëndes të gjithë tifozët e Milanit dhe u them që jam shumë i lumtur që jam këtu”, ishin fjalët e para të lojtarit që u ble nga Fiorentina.

Numri 7 që do të mbajë Kalinic, që nga koha e Andriy Shevchenko nuk ka qenë me fat për kuqezinjtë.

“Sheva ka qenë kampion i madh, unë duhet të mësoj. Më pëlqen të luaj për skuadrën dhe dua vetëm që ekipi të fitojë”, deklaroi Kalinic.

Top Channel