Delvinë, zjarr pranë depos së ujit. Shkrumbohen ullishtat
21/08/2017 00:00
Një tjetër zjarr ka shkrumbuar bimësi të ndryshme, si dhe ullishtat në rrethinat e qytetit të Delvinës.
Flakët e zjarrit, që duket se ka rënë rreth mesditës së kësaj të hëne, janë lokalizuar pranë depos së ujit, ndërsa punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje të ndihmuar edhe nga 3 automjete zjarrfikëse.
Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, flakët kanë shkrumbuar pemët e ullinjve, shkurre, ferra e barishte.
Ende nuk ka një vlerësim të plotë të dëmeve të shkaktuara nga kjo vatër zjarri, por për shkak të rrezikut, ka tërhequr vëmendjen e shërbimeve zjarrfikëse që po luftojnë me flakët.
Top Channel