Nga padia në Kushtetuese kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, ja çfarë u diskutua në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD
Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija zhvilloi këtë të premte takime me përfaqësues të zyrës së Bashkimit Europian në Shqipëri, zyrës së Këshillit të Europës dhe OSBE-së.
Në këtë takim, Zv.Kryeministrja në mbyllje të mandatit të Task Forcës u dorëzoi personalisht partnerëve ndërkombëtarë materialin përmbledhës për zgjedhjet, shoqëruar me të gjitha anekset, informacionet dhe raportimet zyrtare të ministrive.
Mandija falënderoi partnerët ndërkombëtarë për ekspertizën e tyre, ndërkohë që sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e zv.kryeministres partnerët ndërkombëtarë e përgëzuan për punën e kryer gjatë drejtimit të Task-Forcës.
Në këto takim, zv.Kryeministrja Mandija shpreh besimin se “raporti është një pikë referimi për kryerjen e ndryshimeve të nevojshme në kuadrin ligjor me qëllim përmirësimin e standardit të zgjedhjeve dhe nxitjen e subjekteve zgjedhore për të hequr dorë njëherë e mirë nga fenomeni i shit-blerjes së votës dhe përdorimit të elementëve dhe grupeve kriminale në zgjedhje”.
Top Channel