
Ligjvënësit republikanë dhe anëtarët e administratës sërish u detyruan të peshojnë kostot dhe përfitimet e besnikërisë ndaj Donald Trump, komentet e të cilit për neonazistët dhe supremacistët e bardhë ngjallën mjaft kontradikta.
Megjithatë, duhet thënë se shumica prej shpurës së Presidentit e ka ndarë mendjen dhe ka vendosur se dezertimi i Trump në këtë moment do t’i dëmtojë dhe nuk do t’i ndihmojë axhendat apo fatet e tyre politike. Liderët republikanë në Kongres, përfshirë kreun i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan dhe liderin e shumicës në Senat, Mitch McConnell, dënuan ashpër publikisht supremacistët e bardhë, por nuk kritikuan hapur Trumpin, i cili tha se edhe mes turmës me pishtarë në dorë kishte njerëz të mirë.
Brenda Shtëpisë së Bardhë ndihmësit e Trump shprehën indinjatë për konferencën për shtyp të shefit të tyre, që prej së martës transmetohet pa u ndalur në çdo kanal. Por, edhe ata nuk dënuan hapur Trumpin, të vendosur të qëndrojnë të përqëndruar tek axhenda dhe të mbajnë Presidentin të zënë me punë. Vetë Trump ka qenë i heshtur, por burime pranë tij thonë se është sifues ndaj sulmeve të shumta që i janë bërë.
Presidenti nuk del prej dy ditësh nga Kulla Trump në Nju Jork, por burime për mediat zbulojnë se ai vazhdon të punojë dhe ecë përpara pa asnjë keqardhje, ndërsa disa ndihmës të tij thanë se mediat dhe elitat e bregut lindor e kanë fryrë shumë deklaratën e tij për ngjarjet në Sharlotsvill.
Top Channel