Policia shpëton pushuesit, ngelën në det me pedalon

17/08/2017 00:00

Policia kufitare ne Ksamil ka shpëtuar 4 turistë, të cilët ishin ne vështirësi në det me një varke të llojit pedalon.

Mësohet se rreth orës 17:00, një prej tyre ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare, duke raportuar se tek Ishujt e Ksamilit, mjeti detar ku gjendej se bashku me tre persona te tjerë nuk i funksiononte, pasi u ishin bllokuar pedalet.

Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar një skaf i policisë  Kufitare në Ksamil duke u dhënë ndihmën e nevojshme dhe duke i shoqëruar në breg pa probleme.

Policisë Kufitare i ka këshilluar turistet që të tregojnë më shumë kujdes kur marrin mjete lundruese në përdorim.

Top Channel